Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim Profesorin e të Drejtës Penale, Ismet Salihu
U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim Profesorin e të Drejtës Penale, Ismet Salihu

Prishtinë, 21 Dhjetor 2022 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur në takim Profesorin e të Drejtës Penale, z. Ismet Salihun. U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Profesor Salihu, patën diskutime përmbajtjesore profesionale nga fusha juridiko-penale, me ç’rast, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, ka çmuar lartë kontributin intelektual dhe akademik të profesor, Ismet Salihut, dhënë në periudha të ndryshme në pasurimin dhe avancimin e literaturës penale në vendin tonë.

Lexo më shumë
AKTAKUZË KUNDËR G.Z PËR VEPRËN PENALE MASHTRIMI
AKTAKUZË KUNDËR G.Z PËR VEPRËN PENALE MASHTRIMI

Prishtinë, 21 dhjetor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale G.Z. Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri G.Z., me veprimet e tij përmes rrjeteve sociale me dashje, me dijeni dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e ka mashtruar të dëmtuarë...

Lexo më shumë
Aktakuzë ndaj tetë personave lidhur me rastin e muajit qershor 2022 të së miturës
Aktakuzë ndaj tetë personave lidhur me rastin e muajit qershor 2022 të së miturës

Prishtinë, 21 dhjetor 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, sot ka ngritur aktakuzë ndaj tetë (8) personave (madhorë), të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2022, ndaj 11 vjeçares. Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Rr., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  ...

Lexo më shumë
Prokurori i Shtetit dhe Instituti i Bazelit për Qeverisje vazhdojnë bashkëpunimin lidhur me gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të fituara në mënyrë të paligjshme
Prokurori i Shtetit dhe Instituti i Bazelit për Qeverisje vazhdojnë bashkëpunimin lidhur me gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të fituara në mënyrë të paligjshme

Prishtinë – Bazel, 21 Dhjetor 2022 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi dhe Drejtoresha e Institutit të Bazelit për Qeverisje (IBQ), znj. Gretta Fenner, kanë nënshkruar memorandum për vazhdimin e bashkëpunimit lidhur me gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të fituara në mënyrë të paligjshme, që ka për qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar në ...

Lexo më shumë
Ndalohet e dyshuara lidhur me lajmërimin apo kallëzimin e rremë për një rast të dhunës në familje
Ndalohet e dyshuara lidhur me lajmërimin apo kallëzimin e rremë për një rast të dhunës në familje

Prishtinë, 20 dhjetor 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, më 19.12.2022, në Lipjan, është ndaluar një (1) person (femër), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, nga neni 382 të KPRK-së. Dyshohet se e njëjta ka bërë raportim të rremë pranë organeve të rendit, dhe atë më 21.04.2021, kundë...

Lexo më shumë
PROKURORIA SPECIALE KA BËRË KËRKESË PËR CAKTIM TË PARABURGIMIT KUNDËR PERSONIT S.T. I NDALUAR PËR KRIME LUFTE
PROKURORIA SPECIALE KA BËRË KËRKESË PËR CAKTIM TË PARABURGIMIT KUNDËR PERSONIT S.T. I NDALUAR PËR KRIME LUFTE

Prishtinë, 16 dhjetor 2022 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka ndaluar një person me inicialet S.T. për veprën penale Krimet e luftës kundër popullatës civile, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar edhe me nenet 31 dhe 153 të KPRK.   Veprimet e të pandehurit S.T. janë në kundërshtim me ...

Lexo më shumë
Mbahet takimi i rregullt i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje
Mbahet takimi i rregullt i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje

Prizren, 16 dhjetor 2022- Është mbajtur takimi i rregullt (përmbyllës për vitin 2022), i mekanizmit koordinues me akterët të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave penale të dhunës në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie. Në këtë takim, thirrur dhe organizuar nga Prokurorja dhe Koordinatorja për rastet e dhunës në familje znj. Mehreme Hoxha, dhe mbështetur nga OSCE, ishin të pranishëm përfaq&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për blerje dhe shitje të narkotikëve
Aktakuzë për blerje dhe shitje të narkotikëve

Prizren, 15 dhjetor 2022- Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.D., dhe V.D., të cilët gjenden në paraburgim nga data 16.11.2022, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës s&...

Lexo më shumë