Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Kryeprokurori Kadriu priti në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit
Kryeprokurori Kadriu priti në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit

Gjilan, 24 Shkurt 2021– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka pritur sot në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit. Ky takim kishte për qëllim bashkëpunimin mes këtyre institucioneve, me qëllim të koordinimit sa më të mirë të trajtimit të rasteve që ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e kontrabandës me mallra. Gjithashtu, u diskutua mundësia e trajtimit të mallrave me origjinë ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për armëmbajtje pa leje dhe lëndim të rëndë trupor
Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për armëmbajtje pa leje dhe lëndim të rëndë trupor

Gjilan, 23 Shkurt 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve B.T., A.T. dhe A.S., për shkak të dyshimit se janë përfshirë në veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, t&...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për bashkësi jashtëmartesore nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për bashkësi jashtëmartesore nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet

Gjilan, 23 Shkurt 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit S.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’, nga neni 240 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj 5 personave për rrëmbim
Kërkohet paraburgim ndaj 5 personave për rrëmbim

Gjilan, 18 Shkurt 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kë...

Lexo më shumë
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Gjilan, 18 Shkurt 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., gjatë vitit 2019, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, Drejtor në Drejtorinë për Urbaniz&...

Lexo më shumë
Ndalohen 5 persona për rrëmbim, në mesin e tyre 2 zyrtarë policorë
Ndalohen 5 persona për rrëmbim, në mesin e tyre 2 zyrtarë policorë

Gjilan, 17 Shkurt 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar pesë (5) persona, tani të pandehurit V.K., B.N., M.I., F.S., dhe V.K. në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë këto veprime në bashkëpunim me ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësues të OSBE-së
Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësues të OSBE-së

Gjilan, 08 Shkurt 2021 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu, ka pritur në takim përfaqësues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, z. Burim Blakaj, Zyrtar i lartë ligjor dhe znj. Milica Stojanovic, Zyrtare ligjore vendore. Në këtë takim u diskutua përkrahja e misionit dhe u bisedua vazhdimi i bashkëpunimit në mes dy institucioneve. Fillimisht, përfaqësuesit nga OSBE, e uruan kryeprokurorin pë...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për vrasje të rëndë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për vrasje të rëndë

Gjilan, 17 Janar 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit D.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, dyshohet se më 15 Janar 2021, rreth orës 20:40 minuta, n&...

Lexo më shumë