Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar


Gjilan, 18 Shkurt 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., gjatë vitit 2019, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, Drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në komunën e Gjilanit, nuk ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke anashkaluar interesin e institucionit, ku në kundërshtim me destinimin e planifikuar sipas planit rregullues ‘’Livadhet e Arapit’’, në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar dy leje ndërtimore për dy kompani ndërtimi. Prokuroria Themelore në Gjilan, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale dhe të njëjtit ti shqiptojë edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.