Prishtinë, 7 dhjetor 2020 – Ka filluar procesi i intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe për Kryeprokurorë të prokurorive themelore të Ferizajt, Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës. Paneli për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit përbëhet nga 5 anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), përfshirë Kryeprokurorin e Shtetit, dhe kryesohet nga Kryesuesi i ...
Lexo më shumëPrishtinë, 4 dhjetor 2020 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, iu bashku fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, e cila koordinohet nga Zyra e UN Woman në Kosovë dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit shoqëror kundër dhunës ndaj grave. Në mesazhin e tij, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka rikonfirmuar mbështetjen për përpjekjet e përbashkë...
Lexo më shumëPrishtinë, 3 dhjetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, ku kanë diskutuar për veprimet drejt finalizimit të draftit të Strategjisë që del nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. Në fillim të takimit, Kryesuesi Hyseni pasi vlerësoi punën që është duke u bërë gjatë procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit ...
Lexo më shumëPrishtinë, 25 nëntor 2020 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, Radica Milic, ka mbajtur takimin e radhës. Në këtë takim kryesuesja Milic njoftoi anëtarët e Komisionit lidhur me disa aktivitete të cilat janë realizuar në bashkëpunim me NJSHPP-në. Komisioni gjatë takimit diskutoi edhe Raportin 9 mujor të punës së Prokurorit të Shtetit, ku u informuan n&...
Lexo më shumëPrishtinë, 29 nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është zhvilluar sot, për kryetarë të dy komunave, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut. Prokurorët kujdestarë kanë përcjell për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut. Prokurorët kohë pas kohe kan&...
Lexo më shumëPrishtinë, 16 nëntor 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit korrekt njofton opinionin lidhur me shkrimet se është ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet A.B., pas shfaqjes së veprës artistike para objektit të Qeverisë, duke ju njoftuar se i njëjti vetëm është intervistuar nga Policia e Kosovës, në të njëjtën kohë, sqarojmë opinionin se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka ngritur aktakuzë ...
Lexo më shumëPrishtinë, 21 tetor 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm–Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh. H., ish-Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 237 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. ...
Lexo më shumëPrishtinë, 19 tetor 2020 – Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) prezantoi Raportin e tij të parë publik të monitorimit sistematik dhe tematik të drejtësisë, i cili mbulon periudhën prej muajit shtator 2019 deri në mes të muajit mars 2020 dhe përfshin gjetjet nga 107 raste dhe 312 seanca të monitoruara, si dhe rekomandimet specifike për autoritetet e Kosovës për ta përmirësuar sistemin e drejtësisë. Duke iu drejtuar ...
Lexo më shumë