Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

SQARIM PËR MEDIA


Prishtinë, 16 nëntor 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit korrekt njofton opinionin lidhur me shkrimet se është ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet A.B., pas shfaqjes së veprës artistike para objektit të Qeverisë, duke ju njoftuar se i njëjti vetëm është intervistuar nga Policia e Kosovës, në të njëjtën kohë, sqarojmë opinionin se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtit e as nuk është ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar të kësaj prokurorie.

Personi me inicialet A.B., pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.