Bazuar në nenin 30 të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, sipas udhëzimit të Këshillit, Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë raporton për punën e zyrave prokuroriale.
Sipas Rregullores nr. 04/2013 për strukturën organizative dhe funksionale të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive, Njësiti ka përgjegjësitë kryesore si në vijim:
Mbikëqyrë dhe raporton për punën e prokurorive (përfshirë edhe nevojat për trajnim);
Mbështet procesin e vlerësimit të performancës së prokurorëve individualisht dhe të prokurorive;
Mban shënimet statistikore dhe baza të dhënave sipas nevojës;
Përgatitë raporte sipas kërkesës nga KPK-ja dhe/ose nëse ka nevojë;
Bën verifikim prokurorial (mbështet proceset e emërimit të prokurorëve) dhe
Kryen detyra të tjera sipas udhëzimit të KPK-së.
Zyra e Drejtorit
Bazuar në nenin 33 të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë zgjidhet dhe emërohet nga Këshilli në pajtim me procedurat, kriteret dhe kualifikimet që zhvillohen dhe miratohen nga Këshilli përmes rregulloreve, të cilat janë në pajtim me detyrimet kushtetuese dhe detyrimet e rregulloreve të zbatueshme për personelin. Vendi i lirë i punës plotësohet duke u bazuar në një proces konkurrues, të bazuar në meritë dhe të hapur pas publikimit të pozitës.
Drejtori i raporton Këshillit për administrimin efikas dhe efektiv të Njësisë për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.
Drejtori i raporton drejtpërdrejt Kryesuesit të Këshillit dhe i përgjigjet të gjitha kërkesave të Këshillit për informata.
Drejtoreshë e NJSHPP-së:
Arta Kelmendi
Tel: +383 (0) 38 211 533
E-mail: arta.kelmendi@rks-psh.org
Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë