Zyra për Mbikëqyrje, Analitikë dhe Verifikim Prokurorial
Bazuar në Rregulloren nr. 04/2013 për strukturën organizative dhe funksionale të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive, funksionon edhe ZMAVP-ja prej ku edhe buron mandati ligjor i saj.
Mandati i ZMVAP-së përcaktohet në nenin 6 të kësaj rregulloreje dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Njësitit është përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve të zyrës dhe personelit, përfshirë, por pa u kufizuar në këto autorizime dhe përgjegjësi:
- Sipas kërkesës së KPK-së, Komisionit për Vlerësim të Prokurorëve dhe Planit vjetor të punës së Njësitit, bën mbikëqyrjen e:
- Regjistrimit të rasteve, nëpër prokurori në pajtim me Rregulloren për organizimin e brendshëm të prokurorive;
- Arkivimin e dosjeve dhe lëndëve të mbyllura dhe
- Mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të dosjeve të prokurorisë.
- Kryen detyra dhe obligime të përcaktuara me rregulloret, vendimet dhe planet e punës së KPK-së në aspektin e mbikëqyrjes.
- Sipas kërkesës së KPK-së, Komisionit për Vlerësim të Prokurorëve dhe Planit vjetor të punës së Njësitit, të miratuar në KPK, ofron mbështetje dhe i kryen të gjitha obligimet që dalin nga Rregullorja për vlerësimin e performances së prokurorive.
- Në bazë të raporteve statistikore, të pranuara nga Zyra për Statistika, përpilon raporte përshkruese tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore lidhur me punën e prokurorive.
- Në bazë të raporteve statistikore të pranuara nga Zyra për Statistika, përpilon raporte analitike lidhur me shkallën dhe llojet e kriminalitetit në Kosovë.
- Në bashkëpunim me Zyrën për Statistika përgatisin raportin vjetor statistikor dhe përshkrues lidhur me punën e prokurorive.
- Në bashkëpunim me Zyrën për Statistika përgatisin raport të veçantë statistikor dhe përshkrues lidhur me veprat penale karakteristike, të përcaktuara me mekanizmin përcjellës mbi unifikimin dhe harmonizimin e raporteve statistikore me agjencitë që zbatojnë ligjin në fushën e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit me qenie njerëzore, trafikimit me armë, trafikimit me narkotikë, shpëlarjes së parasë dhe financimit të terrorizmit, si dhe sekuestrimit e konfiskimit.
- Analizon të dhënat statistikore dhe informatat në lidhje me efikasitetin e punës së prokurorive.
- Përgatitë raporte dhe i ofron mbështetje Komisionit për emërimin dhe riemërimin e prokurorëve.
- Sipas kërkesës së KPK-së, Komisioneve për Procesin e Emërimit dhe Riemërimit të Prokurorëve kryen edhe detyrat e përcaktuara me Rregulloren për procesin e rekrutimit, emërimit dhe riemërimit të prokurorëve, Rregulloren për vlerësimin e performancës së prokurorive, vendimeve dhe akteve të tjera nënligjore, të miratuara në KPK dhe
- Shërben si Sekretari e Komisionit për Emërim dhe Riemërimin e Prokurorëve.
Zyrtari përgjegjës:
Besim Morina
Udhëheqës i Zyrës për Mbikëqyrje, Analitikë dhe Verifikim Prokurorial
E-mail:besim.morina@rks-gov.net
Tel. +383 (0) 38 200 17 569
Adresa: Rr.“Luan Haradinaj”, Ndërtesa e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, kati IV, zyra nr. 411
Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë