Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Aktakuzë për kontrabandim me migrantë
Aktakuzë për kontrabandim me migrantë

Prizren, 04 shkurt 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.G., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).   Sipas aktakuzës, me datë 08.01.2022 rreth orës 06:30 minuta në afërsi të Pik&...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i SHBA-së diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit
Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i SHBA-së diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit

Prishtinë, 3 shkurt 2022 - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier. Duke e vlerësuar lart kontributin dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës, veçmas për ato të drejtësisë, Kryeprokurori Lumezi e njoftoi konkretisht Ambasadorin Hovenier për punën, të arriturat, sfidat dhe ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për veprën penale falsifikimi i parasë në tentativë
Aktakuzë për veprën penale falsifikimi i parasë në tentativë

Prizren, 03 shkurt 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.B., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë në tentativë” nga neni 296 paragrafi 5-1 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, i pandehuri L.B., në periudhën kohore prej tetorit të vitit 2019 ...

Lexo më shumë
Prokuroria e Prizrenit ndalon tre persona për kontrabandim të mallrave dhe shmangie nga pagesat e detyrueshme doganore
Prokuroria e Prizrenit ndalon tre persona për kontrabandim të mallrave dhe shmangie nga pagesat e detyrueshme doganore

Prizren, 03 shkurt 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, pas një pune hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Doganën e Kosovës duke aplikuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, ka ndaluar tre (3) persona S.E., Y.E., dhe R.E., nën dyshimin për kryerje të veprave penale: “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 77, dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme ...

Lexo më shumë
Prokuroria e Prizrenit me aksion të ri për Fajde
Prokuroria e Prizrenit me aksion të ri për Fajde

Prizren, 02 shkurt 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, pas një pune hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren, të mbështetur edhe nga njësitë dhe stacionet tjera policore në Prizren dhe Prishtinë, ka ndaluar 2 (dy) persona nën dyshimin për kryerje të veprave penale: “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 1, “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur ...

Lexo më shumë
Kërkesë për paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për sulm ndaj personave zyrtar
Kërkesë për paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për sulm ndaj personave zyrtar

Gjakovë, 01 shkurt 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurve H.A., G.C., dhe S.J.,  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale  “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.   Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 30 janar 2022, në një lokal në Rahovec,  ku i pandehuri H....

Lexo më shumë
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prizren, 01 shkurt 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.K., në cilësi të personit zyrtar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, në periudhën ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për shpëlarje të parave
Aktakuzë për shpëlarje të parave

Prishtinë, 31 janar 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër një të pandehuri me inicialet P.K. Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura P.K., kishte fshehur shumën e përgjithshme prej nëntëdhjetë e njëmijetetëdhjetë funta britanike (91,080.00 GPB), duke i pasur në posedim ka tentuar që të fsheh ose ...

Lexo më shumë