Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Arrestohen gjashtë persona për kultivim, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve
Arrestohen gjashtë persona për kultivim, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve

Prizren, 16 shkurt 2022- Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti për Hetimin e Trafikimit me narkotikë në Prizren, kanë realizuar një aksion për bastisje në një lokacion me dyshimin për trafikim me narkotikë. Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se lidhur me këtë rast, hetimet kanë filluar me 04 shkurt 2022, ndaj tre (3) personave, ku njëri nga ta është arrestuar sot. Pas ...

Lexo më shumë
Prokuroria Themelore në Prishtinë diskuton rezultatet gjatë vitit 2021 dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës
Prokuroria Themelore në Prishtinë diskuton rezultatet gjatë vitit 2021 dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës

Prishtinë, 14 shkurt 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi dhe prokurorë të kësaj prokurorie, kanë mbajtur takim me përfaqësues nga Policia e Kosovës, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe diskutimit të rezultateve për vitin 2021.   Fillimisht, Kryeprokuror Munishi i shprehu mirëseardhje të pranishmëve dhe prezantoi raportin e punës për vitin 2021, përfshirë rezultatet e bashkëpunimin me policin&...

Lexo më shumë
Kërkesë për paraburgim ndaj një personi i cili sulmoi fizikisht babain e tij
Kërkesë për paraburgim ndaj një personi i cili sulmoi fizikisht babain e tij

Gjakovë, 16 shkurt 2022 –Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit F.K.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin.1.4 të KPRK-së.   Prokuroria njofton se, më 14.02.2022, në komunën e Malishevës, saktësisht ne shtëpinë e tyre ...

Lexo më shumë
Aktakuzë ndaj njëzet personave për Kontrabandim me migrantë
Aktakuzë ndaj njëzet personave për Kontrabandim me migrantë

Mitrovicë, 15 shkurt 2022 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër tetë (8) të pandehurve me iniciale S.S., B.P., Sh.Xh., H.M., H.D., R.A., M.K., IS., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164, paragrafi 5 lidhur me  paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK, si dhe dymbëdhjet&...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për rastin e mashtrimit të qindra qytetarëve
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për rastin e mashtrimit të qindra qytetarëve

Prishtinë, 14 shkurt 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesëpër caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore nëPrishtinë, ndaj të pandehurit Sh.C., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili me urdhë...

Lexo më shumë
Aktakuzë për falsifikim të parasë
Aktakuzë për falsifikim të parasë

Prizren, 14 shkurt 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, me datë 23.09.2021, rreth orës 12:55 në rrugën ‘’Enver Hadri’’ në Prizren, ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për mashtrim me subvencione dhe falsifikim të dokumenteve
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për mashtrim me subvencione dhe falsifikim të dokumenteve

Ferizaj, 11 Shkurt 2022– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj të të pandehurit  J.U., nga Ferizaj, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të  veprave penale“Mashtrimi me subvencione” nga neni 324 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390  të Kodit Penal t&...

Lexo më shumë
Fjalimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, me rastin e mbajtjes së Konferencës Vjetore të Prokurorëve
Fjalimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, me rastin e mbajtjes së Konferencës Vjetore të Prokurorëve

E nderuara Kryetare e Gjykatës Kushtetuese; znj. Gresa Caka – Nimani; I nderuar Kryetar i Gjykatës Supreme, z. Enver Peci; E nderuara Ministre e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu;  I nderuar kryesues i Këshillit Gjyqësor, z. Albert Zogaj dhe Kryesues i Këshillit Prokurorial, z. Jetish Maloku;  Shkëlqesia Juaj, Ambasador i SHBA-së, z. Jeff Hovenier; Shkëlqesia Juaj, Ambasador i BE-së në Kosovë, z .Tomas Szunyog; Shkëlqesia Juaj, Ambasadore e Francës në Kosovë, znj; ...

Lexo më shumë