Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale dhunimi

Gjakovë, 26 tetor 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të veprës penale “Dhunimi”, nga neni 227, paragraf 7, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se,  më 23 shtator 2021,  i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, Komuna e Gjakovës, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës.

Nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.

Pas disa veprimeve operative nga ana e zyrtarëve policorë, është arritur të lokalizohet vendi dhe të arrestohet i pandehuri.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri E.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

 

 

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Themelore Gjakovë