Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prezantohet drafti i Rregullores për organizimin dhe veprimtarinë e KPK-së

Prishtinë, 28 janar 2020 – Përcaktimi i mënyrave të punës, organizimi dhe veprimtaria e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe i komisioneve të tij, ishte në fokus të takimit të sotëm të Komisionit për Çështje Normative, me ç’rast është bërë prezantimi i draftit të Rregullores për organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në këtë takim, i cili është udhëhequr nga Kryesuesi i tij, Zejnullah Gashi, përveç anëtarëve të Komisionit, kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, Grupit për Studime Juridike dhe Politike dhe Zyrës Ligjore të SKPK-së.

Në këtë kontekst, Kryesuesi Gashi ka shprehur falënderim për pjesëmarrësit dhe grupin punues për kontribut në draftimin e kësaj rregulloreje të rëndësisë së veçantë për lehtësimin e punës dhe funksionimit sa më praktik të Këshillit, me ç’rast kanë dhënë komentet e tyre përfaqësuesit e ambasadave dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilat janë inkorporuar në draftin final.