Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Presidentja Jahjaga dekretoi tre prokurorë të nivelit të qarqeve

Prishtinë, 22 shkurt 2012 – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi sot tre prokurorë të prokurorive të qarqeve.

Prokurorët, të cilët sot dhanë betimin para Presidentes Jahjaga janë: z. Afrim Shefkiu, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan,  z. Bajram Hamitaga dhe  z. Murtez Jahaj prokurorë në Prokurorinë e Qarkut në Prizren.

Dekretimi i tyre u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-224, për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe duke u bazuar në propozimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Me dekretimin e tre prokurorëve të rinj Republika e Kosovës ka gjithsej 94 prokurorë vendës.