Admir SHALA, u lind më 28.03.1980 në Prizren.
Përgatitja shkollore:
• Shkollën Fillore në Prizren.
• Shkollën e Mesme Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren.
• Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
• Studimet Post diplomike - Master, Drejtimi Penalo - Juridik në, Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës.
• Provimin e Jurisprudencës në Prishtinë.
• Trajnimin për gjyqtar dhe prokuror në Institutin Gjyqësor të Kosovës.
Përvoja e punës:
• Nga data 01 Janar 2017 e në vijim ushtron funksionin e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren.
• Nga data 04 Nëntor 2013 deri me 31 Dhjetor 2016 ka punuar si prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
• Nga data 22 Tetor 2010 deri më 4 Nëntor 2013 si prokuror i shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren.
• Nga data 26 Korrik 2006 deri më 21Tetor 2010 si inspektor policor në Inspektoratin Policor të Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës.
• Nga data 1 Janar 2005 deri më 25 Korrik 2006 si Bashkëpunëtor profesional për çështje juridike në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare – Prizren.
• Nga data 11 Nëntor 2003 deri më 10 Nëntor 2004, si avokat praktikant në Odën e Avokatëve.
Angazhimet si ligjërues - trajnues:
• Aktualisht Trajnues i certifikuar në Institutin Gjyqësor të Kosovës.
• Trajnime të mbajtura për fushat e korrupsionit, prokurimit publik, hetimet financiare, pastrim i parave dhe krim i organizuar.
Trajnimet dhe Seminaret:
• “Teknikat e Avancuara për Hetimin e Krimeve Financiare” - Projekt i BE-së;
• “Trajnim për trajner në hetimet financiare, bashkëpunim ndërinstitucional dhe hetime ndërkombëtare” – RIPA International;
• “Trajnim për konfiskim, ngrirje të aseteve dhe pastrim i parave”, – RIPA International;
• “Trajnim për shkathtësitë e përfaqësimit në Gjykatë” – NITA;
• “Zhvillimi i kapaciteteve në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë” – OSCE;
• Trajnime dhe seminare në fushën e hetimeve tatimore dhe doganore;
• Trajnime dhe seminare për Prokurim Publik;
• Trajnime, seminare, konferenca të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Gjuhët e huaja:
• Njohës i gjuhës angleze dhe serbo-kroate