Prokuroria Themelore në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren ka juridiksion për ndjekjen penale të personave të akuzuar për vepër penale - mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj dhe përbëhet nga:
- Departamenti i Përgjithshëm
- Departamenti për të Mitur dhe
- Departamenti për Krime të Rënda.
Prokuroria Themelore në Prizren mbulon territorin e Prizrenit, Suharekës, Dragashit dhe Mamushës.
Prokuroria udhëhiqet nga Kryeprokurori, Admir Shala. Së bashku me kryeprokurorin në këtë prokurori janë 21 prokuror.