Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 20 maj 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetenjë (41) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale.

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 – 1

7 – 7

12 - 13

/

10 - 12

/

/

    6 - 8

     36 - 41

Ndalimet

/

6

      1

    3

4

       2

1

/

         17

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 - 6

      /

 1 – 3

1 - 1

/

        /

1 – 2

     5 – 12

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

 

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

                                


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mashtrimi” dhe pesë (5) persona për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për pesë (5) persona, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i besimit”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një  (1) person, për shkak të veprave penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Vrasja” (në tentativë).

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, një (1) person për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Dhënia e ryshfetit’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Dhuna në familje” nga neni 248 sipas KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të veprës penale Marrja e ryshfetit”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ““Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 


Shkarko raportin 24 orësh