Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 19 Maj 2023  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka ushtruar tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza, kundër njëzetegjashtë (26) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

15-15

7-7

-

23-26

-

2-2

9-11

56-61

Ndalimet

-

4

-

-

1

1

4

2

12

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

3-3

2-3

-

-

-

-

-

5-6

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Ngacmimi” dhe një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë turpor” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Lëndimi i rëndë turpor” dhe “Vrasja në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) persona për veprën penale “Kanosja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) persona për veprën penale “Kanosja ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në Familje”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Braktisja e personave të paaftë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale  “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për këto vepra penale:

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i informatës zyrtare’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Detyrimi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar katër (4) persona, për shkak të veprave penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra penale të ndryshme.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Kontrabandimi i mallrave.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhja e rëndë”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,  

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vrasja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.


Shkarko raportin 24 orësh