Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njoftim nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Prishtinë, 13 korrik 2022 – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka do t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.​