Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

MBAHET TAKIMI I DYTË PËR TRAJTMIN E RASTEVE TË TRAFIKIMIT ME QENIE NJERËZORE

Ferizaj, 01 Tetor 2021- Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, znj.Sebahate Sinani, njëherësh edhe kordinatore e rasteve kundër trafikimit me qenie njerëzore, ka mbajtur sot takimin e dytë me radhë në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, me përfaqësues të Ambasadës Amerikane, përfaqësues nga policia, konkretisht Njësiti kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ferizaj, përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, përfaqësues të Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëvë “Shtëpia ime”- Ferizaj, prokurorët e Departamentit për të Mitur, si dhe zyrtarin nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave në Ferizaj, për trajtimin e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore. 

Gjatë këtij takimi nga të pranishmit, u diskutua lidhur me sfidat që paraqiten gjatë trajtimit të rasteve të kësaj natyre dhe si të veprohet në zgjidhjen e tyre.
Edhe në këtë takim, prokurorja znj.Sebahate Sinani, shprehu përsëri gatishmërinë e saj që të ndihmoj çdo herë në këto raste sa i përket anës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, si dhe, të gjithë të pranishmit u koordinuan që këto takime të kësaj natyre të vazhdojnë të mbahen me rregull në vazhdimësi.