Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkesë për caktim paraburgimi për vrasje në tentativë

 

Mitrovicë, 21 shkurt 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurin B.O., pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28, dhe  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Me datë 20 shkurt 2024, në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, i pandehuri me qëllim të privimit nga jeta të personit tjetër, pas një mosmarrëveshje rreth një prone të cilën po e punonte i dëmtuari N.V., i pandehuri nxjerr armën-revolen nga brezi dhe ka shtënë në drejtim të dëmtuarit, i cili nga predhat është goditur në trup.

Të pandehurit arma – revolja i është gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit të shtëpisë nga ana e policisë.

I pandehuri gjendet në ndalim me aktvendim të prokurorit të shtetit.

Seanca dëgjimore për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit pritet të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.