Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Maloku priti në takim përfaqësuesit e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ)

Prishtinë, 10 mars 2023 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim ekipin e drejtuesve të Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), i cili përbëhej nga Drejtoresha e Përgjithshme e IRZ-së, Dr. Frauke Bachler, Drejtori për Evropën Juglindore, Frank Hupfeld, si  dhe Udhëheqësin e Ekipit të Projektit EUKOJUST, Volkmar Theobald.

Ky takim i sotëm është zhvilluar në kuadër të diskutimeve për bashkëpunimin e Këshillit Prokurorial me Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), fondacion ky, që ka ofruar dhe ofron mbështetje të vazhdueshme në fuqizimin e sektorëve të ndryshëm në sistemin prokurorial.

Kryesuesi Maloku, me këtë rast, falënderoi përfaqësuesit e këtij Fondacioni gjerman, duke theksuar përkrahjen e pakursyer të tyre, duke dhënë kontribut të çmueshëm në fusha të ndryshme, veçanërisht në ngritjen e cilësisë së komunikimit publik dhe krahas kësaj, ky bashkëpunim është edhe më i zgjeruar në zbatim të projektit EUKOJUST.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Fondacionit, kanë thënë se bashkëpunimi dhe partneriteti me sistemin prokurorial është në fokus të angazhimeve dhe punës së tyre dhe do të jenë në mbështetje të avancimit të punës së këtij sistemi.

Bashkëbiseduesit shprehën përkushtimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në realizimin e objektivave të përbashkëta, me qëllim të arritjes së një qasje proaktive, kreative dhe të hapur, i cili do të jetë në funksion të fuqizimit të sistemit prokurorial të Kosovës.