Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takim për analizimin e aktiviteteve dhe sfidave në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Prishtinë, 10 mars 2023 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me një pjesë të anëtarëve të KPK-së, mbajtën një takim pune me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi dhe me prokurorët e Njësitit për Korrupsion dhe Krime Ekonomike në kuadër të kësaj prokurorie.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte analizimi i aktiviteteve dhe i sfidave në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike përgjatë vitit 2022, si dhe diskutimi për zbatimin e Planit të Veprimit në Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike për vitin 2022.

Rrjedhimisht, në ketë takim, u potencua nevoja për një angazhim më të shtuar në këtë drejtim, në mënyrë që të arrihen rezultatet e nevojshme gjatë zbatimit të planeve strategjike dhe planeve të punës, si dhe për të punuar lidhur me përputhjen e të dhënave statistikore të NJSHPP-së me të ato të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe të SMIL-it.

Lidhur me këtë, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku dhe Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, kanë autorizuar U.D. Drejtorin e Përgjithshëm të SKPK-së dhe U.D. Drejtorin e NJSHPP-së për të themeluar një grup për të unifikuar të dhënat statistikore në prokuroritë e vendit.

Gjithashtu, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi dhe prokurorët e pranishëm, potencuan nevojën imediate për rritjen e numrit të prokurorëve në Njësitin për Korrupsion dhe Krime Ekonomike dhe për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit administrativ për normë orientuese.