Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim përfaqësues të Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar - IRZ

Prishtinë, 9 mars 2023  Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim pune ekipin dy anëtarësh të ekspertëve Dr. Stefan Trunk dhe Thomas Siedel të shoqëruar nga përfaqësuesit e IRZ-së z. Frank Hupfeld dhe znj. Anja Finke.

Në këtë takim është biseduar për pastrimin e parave, për veprat penale dhe aktivitetet kriminale nga të cilat rrjedh pastrimi i parave, për metodat e hetimit dhe identifikimit të pasurisë së fituar me aktivitete kriminale, si dhe për shkëmbimin e informacioneve me qëllim të luftimit të këtyre dukurive.

U.D. Kryeprokurori Kelmendi shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar.  

IRZ, ka lansuar një projekt për hartimin e rekomandimeve për luftimin e pastrimit të parave në Kosovë bazuar në një analizë të plotë të kornizës aktuale ligjore dhe institucionale.