Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Finalizohet Draftudhëzimi administrativ për hartimin e akteve normative

Prishtinë, 20 shkurt 2023 – Përmbyllja dhe finalizimi i draftit të Udhëzimit për hartimin e akteve normative ishin në fokus të takimit të sotëm të Komisionit për Çështje Normative, i kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj.

Fillimisht, gjatë këtij takimi është aprovuar raporti për monitorimin e akteve normative, i cili është hartuar pas vizitave të bëra në prokuroritë e Republikës së Kosovës.

Më tutje, në këtë takim, u shqyrtua drafti final i Udhëzimit administrativ për hartimin e akteve normative i cili përcakton procedurat e draftimit të akteve normative në sistemin prokurorial, me ç’rast krijon bazamentin i nevojshëm për mënyrën dhe metodat e hartimit të këtyre akteve të rëndësishme.

Komisioni aprovoi draftin e udhëzimit dhe i njëjti do të dërgohet për miratim në njërën nga takimet e radhës së KPK-së.