Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkesë për paraburgim ndaj një personi për kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit

Gjakovë, 14 shtator 2022 –Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit J.B.,   për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se, nga data e pa vërtetuar e deri më 14 shtator 2022 , i pandehuri J.B., në Komunën e Gjakovës, pa autorizim kultivon bimë të hashashit, shkurres e kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Në oborrin e shtëpisë së të pandehurit,  janë gjetur 33 bimë narkotike të llojit kanabis satira, si dhe , në shtëpinë e veturën e tij i janë gjetur edhe  560 gramë marihuanë, dhe një peshore elektronike, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë.

 

 

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit J.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.