Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkesë për paraburgim ndaj personit që i shkaktoi lëndime trupore bashkëshortes së tij

Gjakovë, 26 gusht 2022 –Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit L.H.,   për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3, nën paragrafi 3.1, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 24 gusht 2022, ne Komunën e Malishevës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët , i pandehuri L.H.,  i shkakton lëndime trupore bashkëshortes se tij, të dëmtuarës M.P., viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë.

Pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin mes vete, i njëjti e gjuan me një shishe birrë e cila nuk e godet, dhe pastaj ngjitet lartë në katin e dytë duke e kapur për krahu e tërheq zvarrë shkallëve deri poshtë, me çka të njëjtës nga zvarritja nëpër shkallë i shkakton lëndime trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë.

 

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 25 gusht 2022.