Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Ujkani ka takuar udhëheqësit e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Mitrovicë, 11 gusht 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë z. Ismet Ujkani ka pritur në takim pune Drejtorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar/Ministria e Drejtësisë, z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit është diskutuar rreth bashkëpunimit, planifikimin para sekuestrimeve apo konfiskimeve të mundshme të pasurive, si dhe shitjen dhe dhënien me qira të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, e të cilat janë përfituar nga kryerja e veprave penale.

Po ashtu, të pranishmit u pajtuan që komunikimi dhe bashkëpunimi mes tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen.