Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Shqyrtohet kërkesa buxhetore për vitin 2023 dhe vlerësimet e hershme për periudhën  2024-2025

Prishtinë, 8 qershor 2022 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga prokurorja Ariana Shajkovci, mbajti takimin e radhës, në të cilin përveç anëtarëve të tij, morën pjesë edhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, udhëheqësja e Departamentit për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme dhe Udhëheqësja e Divizionit për Buxhet dhe Financa.

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i Kërkesës buxhetore për vitin 2023 dhe vlerësimet e hershme për vitin 2024-2025 për të gjitha programet buxhetore të KPK-së dhe kategoritë ekonomike të buxhetit.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Valdrin Krasniqi, prezantoi Kërkesën buxhetore, me ç’rast njoftoi anëtarët për mjetet shtesë të paplanifikuara në kategoritë ekonomike, duke u bazuar në identifikimin dhe në vlerësimin e nevojave nga njësitë përkatëse të KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit.  

Pas shqyrtimit të kërkesave për staf shtesë, mjete shtesë në paga dhe mëditje dhe në mallra dhe shërbime, anëtarët e Komisionit aprovuan Kërkesën buxhetore dhe të njëjtën e rekomanduan për aprovim në Këshillin Prokurorial.