Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

NJOFTIM NGA KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

Prishtinë, 6 qershor 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton opinionin publik se ka hapur dëgjim publik lidhur me Rregulloren për Rekrutimin, Provimin,  Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.

 

Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton se është në fazën e draftimit përfundimtar të Rregullores për Rekrutimin, Provimi,  Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit, andaj me qëllim të arritjes së bashkëpunimit, nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit-ës, Këshilli Prokurorial fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit deri më datën 10 qershor 2022.

 

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën:  info.kpk@rks-psh.org

 

Gjithashtu, bashkangjitur gjeni linkun ku mund ta gjeni të publikuar Draft-Rregulloren në fjalë. https://prokuroria-rks.org/degjim-publik/8498