Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahen ligjërata me prokurorë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe përfaqësues nga Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronatike dhe Hekurudhore

Prishtinë, 25 maj 2022– Sipas iniciativës dhe nën organizimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, përgjatë ditëve 23, 24 dhe 25 maj 2022, janë realizuar takime në formë të ligjëratës për prokurorët e Departamentit të Krimeve të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm dhe për të Mitur, me pjesëmarrje të Kryetarit të KHAIA (Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronatike dhe Hekurudhore), Mirsim Beqiri, si dhe Udhëheqësit të Departamentit për Hekurudhat, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Martin Halilaj.

Takimet e zhvilluara gjatë këtyre ditëve kishim për qëllim ngritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, njohjen me veprimtarinë e KHAIA-s, si dhe identifikimin e metodave drejt sensibilizimit në drejtim të hetimeve.

Në fund, pjesëmarrësit  u pajtuan që të mbajnë takime të vazhdueshme me qëllim të përmirësimit  dhe ngritjes së bashkëpunimit  ndërinstitucional.