Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

NJOFTIM PËR MEDIA

Prizren, 27 prill 2022 - Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës – Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin e profesorit me inicialet F.K., pas raportimit të Abc News Albania në emisionin “Piranjat” të datës 26.04.2022.

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, konform dispozitave ligjore në fuqi.