Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Shqyrtohet drafti i Udhëzuesit për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit

Prishtinë, 12 prill 2022 - Komisionit për Çështje Normative, i kryesuar nga Prokurori Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e tij të radhës.

Fillimisht, Komisioni për Çështje Normative shqyrtoi draftin e Udhëzuesit për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit, i cili është pjesë e Rregullores për transferimin dhe avancimin e prokurorëve, i cili do të përshkruajë në detaje procedurat për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit.

Gjatë takimit, kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Armend Zenelaj, tha se ky udhëzues është i rëndësisë së veçantë, sepse më herët nuk ka pasur një udhëzues të tillë, i cili ka rregulluar procedurën në detaje dhe kjo do të shërbejë në të mirë të sistemit prokurorial.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit kanë dhënë disa propozime, të cilat ua kanë rekomanduar anëtarëve të Grupit punues për t’i inkorporuar në draftin përfundimtar.

Anëtarët e Komisionit, u pajtuan në përfundim të takimit që, pas harmonizimit të propozimeve të dhëna, të mbahet edhe një takim tjetër për shqyrtimin e këtij udhëzuesi dhe i njëjti t’i propozohet KPK-së për miratim në takimin e radhës.