Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet punëtori për hartimin e draftit të Planit strategjik për vitet 2022-2024 të sistemit prokurorial

Prishtinë, 10 dhjetor 2021 – Këshilli Prokurorial i Kosovës i mbështetur nga Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë, EUKOJUST, ka mbajtur një punëtori për hartimin e draftit të Planit Strategjik 2022 – 2024 të sistemit prokurorial, ku morën pjesë anëtarë të KPK-së, kryeprokurorë të prokurorive, prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, përfaqësues të projektit EUKOJUST, anëtarë të Grupit punues për hartimin e këtij drafti dhe zyrtarë nga radhët e administratës së sistemit prokurorial të Kosovës.  

Gjatë diskutimeve të draftit të Planit strategjik dhe Planit të veprimit, një theks i veçantë  është vënë në planifikimin e politikave për menaxhimin e sistemit prokurorial në tre vjetët e ardhshëm, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të profesionalizmit, efikasitetit dhe fuqizimit të pavarësisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës, duke u mbështetur në kompetencat kushtetuese dhe ligjore.

Në punëtori, u tha se Plani përmban aktivitetet dhe veprimet e realizueshme dhe specifikon monitorimin sistematik të zbatimit të tij, duke përcaktuar qartë qëllimet, si dhe duke i specifikuar ato përmes Planit të veprimit, në të cilin tregohen rrugët që duhet ndjekur për realizimin e tij. 

Duhet theksuar se partnerët ndërkombëtarë përveç mbështetjes financiare të kësaj punëtorie janë duke kontribuar edhe me ekspertiza në procesin e draftimit të këtij plani.