Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Finalizohet Rregullorja për menaxhimin e lëndëve përmes sistemit elektronik në sistemin prokurorial

Prishtinë, 8 dhjetor 2021 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e radhës, me ç’rast ka punuar në finalizimin e Rregullores për menaxhimin e lëndëve përmes sistemit  elektronik në sistemin prokurorial.

Në fokus të takimi të këtij takimi ishte diskutimi lidhur me një mori çështjesh procedurale, përfshirë administrimin, menaxhimin, të drejtat e qasjes, kërkimin e të dhënave në SMIL, komunikimin me palët në procedurë, pranimin, regjistrimin dhe shpërndarjen e lëndëve dhe aspekte të tjera që i dedikohet kryekëput funksionimit sa më të mirë të proceseve të punës në sistemin prokurorial.

Pjesëmarrësit e takimit, u shprehën se ky draft i rregullores është një ndër shtyllat e reformave në sistemin prokurorial për shkak të digjitalizimit të punës së prokurorive, më anë të të cilit synohet rritja e efikasitetit të punës dhe mundësohet një menaxhim më i mirë i resurseve të përgjithshme.

Ky ishte takimi përfundimtar i Komisionit për Çështje Normative për finalizimin e rregullores së lartcekur, e cila pas rishikimit do të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në një nga takimet e radhës së Këshillit Prokurorial.