Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Finalizohet drafti i Rregullores për zgjedhjen dhe përfundimin e mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së dhe Drejtorit të NJSHPP-së

Prishtinë, 2 dhjetor 2021 – Në fokus të takimit të sotëm të Komisionit për Çështje Normative të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili u kryesua nga prokurori Armend Zenelaj, ishte finalizimi i draftit të Rregullores për zgjedhjen dhe përfundimin e mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së dhe Drejtorit të NJSHPP-së.

Anëtarët e këtij Komisioni, partnerët ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët ofruan mbështetje të vazhdueshme me anë të komenteve të tyre, shqyrtuan çështjet procedurale të këtij akti normativ të rëndësishëm të KPK-së, të cilat qartësojnë çështjet e zgjedhjes, vlerësimit dhe përfundimit të mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Përformancës së Prokurorëve të Shtetit.

Ky ishte takimi përfundimtar i Komisionit për Çështje Normative për finalizimin e rregullores së lartcekur, e cila pas rishikimit do ta dërgohet për shqyrtim dhe miratim në një nga takimet e radhës së Këshillit Prokurorial.