Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Trajtimi i lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike të jetë prioritet i Prokurorisë Themelore të Pejës

Pejë, 1 dhjetor 2021 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive dhe Grupi punues për mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, të udhëhequr nga Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Pejës, ku janë takuar me Kryeprokurorin e kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj.

Qëllimi i kësaj vizite ishte monitorimi i proceseve të punës në këtë prokurori dhe diskutimi i disa temave për ngritjen e efikasitetit në punë.

Takim ka vazhduar në diskutime për regjistrat e lëndëve dhe harmonizimin e tyre, regjistra këta, që raportohen nga shkrimoret dhe prokurorët.

Po ashtu, janë diskutuar raportet e punës së kësaj prokurorie, me theks të veçantë në shqyrtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, si dhe sfidat në kryerjen e këtyre lëndëve.

Në fund të këtij takimi, u kërkua një përkushtim më i madh në zvogëlimin e numrit të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike dhe trajtimin e tyre me prioritet të lartë.