Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Promovimi i të drejtave të viktimave të krimit, prioritet institucional

Prishtinë, 12 nëntor 2021 – Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Valdrin Krasniqi, ka mbajtur takim me Menaxherin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Basri Kastrati dhe udhëheqësit e zyrave regjionale të mbrojtësve të viktimave, takim ky, i cili ka pasur në fokus diskutimin e temave, që ndërlidhen me proceset e punëve dhe sfidat e mbrojtësve të viktimave.

Me ketë rast, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm, Krasniqi, pasi ka vlerësuar punën e mirë që janë duke e bërë mbrojtësit e viktimave, ka shprehur gatishmërinë e tij për mbështetjen e tyre në të gjitha fushat ku e lejojnë kompetencat ligjore, ndërsa, në anën tjetër, ka kërkuar angazhim më të madh për promovimin e të drejtave të viktimave të krimit.

Po ashtu, edhe Menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Basri Kastrati, ka folur për proceset e punës, sfidat dhe nevojat e mbrojtësve të viktimave në përgjithësi, por edhe për punët dhe nevojat specifike që kanë regjionet e caktuara.

Në fund të këtij takimi është marrë vendim që Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në bashkëpunim me njësinë e komunikimit në sistemin prokurorial të avancojnë bashkëpunimin, me qëllim të fuqizimit të aktiviteteve që promovojnë të drejtat e viktimave të krimit.