Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

REAGIM


Ferizaj, 25 gusht 2021 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, reagon ndaj shkrimit të publikuar sot më 25 gusht 2021, të gazetës online “Insajderi” me titull “Ekskluzive: Kryeprokurori i Ferizajt nuk tha  të vërtetën, Dardan Krivaqa ka rast të hapur penal”, sepse ky lajm nuk qëndron, për faktin se Prokuroria Themelore në Ferizaj, lidhur me rastin në fjalë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe me datë 09 dhjetor 2014, Kryeprokurori Shukri Jashari, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.K., të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën kompetente për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” nga nenit 329 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Andaj, edhe njëherë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, me anë të këtij reagimi njofton opinionin publik se i pandehuri D.K., nuk ka rast të hapur në Prokurori dhe se të gjitha rastet ndaj tij kanë përfunduar me aktakuzë dhe të njëjtat janë proceduar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.