Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda 6 muajve ka ngritur 71 (shtatëdhjetenjë) aktakuza për veprën penale “Dhuna në Familje”


Gjakovë, 30 korrik 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda periudhës kohore Janar-Qershor 2021, ka  ngritur 71 (shtatëdhjetenjë) aktakuza, kundër 71 (shtatëdhjetenjë)  personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies. 

Si dhe, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, përfshirë ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje.