Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Shqyrtohet drafti i Rregullores për dosjen personale të prokurorëve të shtetit.

Prishtinë, 21 prill  2021 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e radhës në të cilin kanë marrë pjesë anëtarët e këtij komisioni, ud. Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së dhe grupi punues për hartimin e Rregullores për dosjen personale të prokurorëve të shtetit.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte shqyrtimi i draftit të Rregullores për dosjen personale të prokurorëve të shtetit, rregullore kjo, e cila është e një rëndësie të veçantë për lehtësimin e punës dhe funksionimit sa më praktik të procedurave për krijimin, përmbajtjen, mënyrën e ruajtjes, qasjen dhe menaxhimin e dosjes personale të Prokurorit të Shtetit

Në vazhdim të këtij takimi pjesëmarrësit ka dhënë komentet e tyre për draftin e rregullores dhe pas shqyrtimit komentet që kanë pasur relevancë  janë integruar në draftin e rregullores.  

Në fund të këtij takimi Kryesuesi Zenelaj ka shprehur falënderim për pjesëmarrësit që kanë dhënë kontributin e tyre përmes komenteve dhe pas shqyrtimit edhe një herë të  komplet draftrregullores në aspektin teknik, ky draft do të propozohet për miratim nga Këshilli.