Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Reagim nga Këshilli Prokuroriali Kosovës

Prishtinë, 15 prill 2021 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) reagon lidhur me deklarimet e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani dhe atakimet e tij ndaj Kryeprokurorit të Shtetit dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit lidhur me veprimet e ndërmarra në rastin e vrasjes sëAgonisTetajt. 

KPK konsideron se atakimet nga jashtë në punën dhe kompetencat e Kryeprokurorit të Shtetit përveç se janë të papranueshme, përbejnë edhe ndërhyrje nëpavarësinë institucionale dhe kushtetuese të institucionit të Prokurorit të Shtetit, aq me tepër kur atakimet e tilla bëhen nga një ish-Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës mbështet punën e pavarur dhe profesionale të Kryeprokurorit të Shtetit në ushtrimin e detyrave dhe kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe aktet tjera ligjore, si dhe qëndron fuqishëm në përkrahje të punës së tij në zbatim tëligjshmërisë.