Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vlerësohet mbështetja e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për sistemin prokurorial

Prishtinë, 14 prill 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim Jennifer Blakeney, Udhëheqëse e sektorit të Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth përkrahjes së Ambasadës të Mbretërisë së Bashkuar për sistemin prokurorial të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për sundimin e ligjit në Kosovë, sfidat e sistemit të drejtësisë në përgjithësi, me thekës të veçantë për aktivitetet dhe punët e sistemit prokurorial të Kosovës në fuqizimin dhe ngritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë.

Me këtë rast, Kryesuesi Maloku, falënderoi Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për përkushtimin, angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka treguar për sistemin prokurorial. Ai tha se projektet e Mbretërisë së Bashkuar që janë realizuar dhe ato që janë duke u realizuar po kanë ndikim të madh në fuqizim të kapaciteteve profesionale në sistemin prokurorial të Kosovës

Në anën tjetër, znj. Jennifer Blakeney, tha se Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar mbetët e përkushtuar në mbështetjen e sistemit prokurorial të Kosovës me qëllim të forcimit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi në Kosovë.

Në fund të takimi të dy bashkëbiseduesit shprehen gatishmërinë dhe vullnetin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit përmes takimeve të rregullta dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.