Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Reagim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë


Prishtinë, 17 mars 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, reagon ndaj Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) lidhur me pretendimet e ngritura se “Prokuroria Themelore në Prishtinë me mos veprim ia shkeli të drejtën në jetë Sebahate Sopin”. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, më 16.03.2021, në mënyrë të detajuar nëpërmjet komunikatës për media ka njoftuar opinionin për ndërmarrjen e të gjithave veprimeve të nevojshme procedurale lidhur me këtë rast; bashkangjitur gjeni komunikatën për media (https://prokuroria-rks.org/psh/lajm/6541). 
Edhe njëherë sigurojmë opinionin se Prokuroria bazuar në kompetencat dhe autorizimet e veta i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në trajtimin e këtij rasti me profesionalizëm dhe efikasitet. 

Prandaj, pretendimet e ngritura nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) janë krejtësisht të pavërteta dhe të pabazuara në ndonjë shkresë të lëndës së këtij rasti. 
Prokurori i Shtetit është dhe do të mbetet i hapur për të bashkëpunuar dhe pranuar çdo kritikë profesionale nga shoqëria civile, mirëpo çdoherë do t’i demantoj pretendimet e tilla të paqëndrueshme, joprofesionale dhe tendencioze të cilat si qëllim kanë dëmtimin e punës, imazhit dhe krijimin e mosbesimit të qytetarëve në Institucionin e Prokurorit të Shtetit.