Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Maloku pritet në takim nga Avokati i Popullit, Qelaj

Prishtinë, 17 mars 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe ai i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, janë pritur në takim nga Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj.

Temë e diskutimit të këtij takimi ishte Ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe Prokurorëve, me ç’rast bashkëbiseduesit theksuan se ka avancuar më tutje aspektin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në këtë takim u diskutua edhe për rolin që Ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ia jep Avokatit të Popullit, si dhe fakti se çfarë statusi ka Avokati i Popullit në procedurat e shkeljeve të pretenduara ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.