Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Sistemi prokurorial lehtëson qasjen e avokatëve në objektet e prokurorive

Prishtinë, 10 mars 2021 – Sistemi prokurorial i Republikës së Kosovës dhe Oda e Avokatëve të Kosovës kanë arritur marrëveshje për lehtësimin e qasjes së avokatëve në objektet e prokurorive të Republikës së Kosovës.

Kjo marrëveshje është arritur pas takimeve të zhvilluara nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, me Kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi.

Lidhur me lehtësimin e qasjes së avokatëve në objektet e prokurorive është përgatitur një udhëzues, i cili parasheh lehtësimin e qasjes së avokatëve në objektet e prokurorive.

Kushtet dhe lehtësirat e krijuara për qasjen e avokatëve brenda objekteve të prokurorive të Kosovës janë në harmoni me aktet juridike, të cilat rregullojnë sigurimin, ruajtjen, qasjen, dhe rendin në objektet e sistemit prokurorial.