Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”


Ferizaj, 16 Shkurt 2021 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin A.D., nga komuna e Ferizaj, në kohëzgjatje prej 48 orësh sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj.