Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet implementimi i aktiviteteve të përbashkëta të KPK-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë

Prishtinë, 15 shkurt 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka mbajtur një takim online me Këshilltaren Ligjore të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Agatha Bouten.

Fillimisht, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, falënderoi Këshilltaren Ligjore të Zyrës së BE-së për kontributin sistematik dhe të gjithanshëm dhënë sistemit prokurorial, kontribut ky, i cili është e rëndësisë së veçantë dhe synon lehtësimin e punës dhe funksionimin sa më praktik të Këshillit Prokurorial.

Nga ana tjetër, Këshilltarja Ligjore e Zyrës së BE-së, Agatha Bouten, meqë ky ishte takimi i parë me Kryesuesin Maloku e uroi atij detyrën e re, duke i dëshiruar suksese, me ç’rast theksoi nevojën e koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta që janë paraparë të zhvillohen këtë vit ndërmjet KPK-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë, me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit në Kosovë.  

Gjithashtu, në ketë takim bashkëbiseduesit kanë shprehur përkushtimin e tyre për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e sistemit prokurorial, në veçanti sa i përket çështjes së hartimit profesional të akteve nënligjore dhe mbështetjes së punës së komisioneve të KPK-së.