Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, iu bashkua fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”


Prishtinë, 4 dhjetor 2020 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, iu bashku fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, e cila koordinohet nga Zyra e UN Woman në Kosovë dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit shoqëror kundër dhunës ndaj grave.

Në mesazhin e tij, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka rikonfirmuar mbështetjen për përpjekjet e përbashkëta në luftimin e dhunës ndaj grave, duke siguruar qasje në drejtësi dhe mbrojtje institucionale për të gjitha ato gra të cilat kanë pësuar nga aktet e ndryshme të dhunës.

Së fundmi edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovë është pasuruar me miratimin e amendamentit kushtetues në bazë të së cilit Konventa e Stambollit bëhet pjesë e aktit më të lartë juridik, duke dhënë kështu instrument të rëndësishëm në parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave.

Fushata “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, e cila zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të botës ka si qëllim eliminimin e dhunës në baza gjinore.

#16Days #OrangeTheWorld

 

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH