Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Hyseni dhe Ministri Selimi diskutuan për procesin e rishikimit funksional të sundimit të ligjit

Prishtinë, 14 tetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka takuar Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Selim Selimi. Në këtë takim e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e Ambasadës Amerikan në Kosovë, znj. Lana Morton Owens.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për rekomandimet e dala nga procesi i rishikimit funksional të sundimit të ligjit, me ç’rast u diskutua veçmas për rekomandimet kryesore të këtij procesi dhe planet për ta kurorëzuar sa më shpejt këtë proces me miratimin e Strategjisë për sundim të ligjit.

Gjatë këtij takimi, u tha se është me rëndësi që të ketë koordinim të plotë dhe linjë të njëjtë për rekomandimet kyçe që dalin nga ky proces, përfshirë ngritjen e llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës së sistemit të drejtësisë.