Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KPK ka marrë dhe pranuar me shqetësim reagimin e Ambasadës Amerikane

Prishtinë, 10 tetor 2020 – Më kërkesë të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, është mbajtur takimi i 187-të i jashtëzakonshëm, i mbyllur, i KPK-së.

Pikë e vetme e rendit të ditës e këtij takimi ishte diskutimi lidhur me reagimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Me këtë rast, Këshilli ka marrë dhe pranuar me shqetësim reagimin e Ambasadës Amerikane lidhur me procesin e zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të Këshillit dhe kryeprokurorëve. Andaj, pas diskutimeve, anëtarët e KPK-së kanë dalur me përfundimet si në vijim:

  1. Obligohen të gjithë eprorët që në rast se informohen për ndonjë ndikim të papërshtatshëm gjatë proceseve të zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorëve ta raportojnë të njëjtin, po ashtu ndalohet çfarëdo ndikimi nga epror137t gjatë proceseve të cekura më lartë;
  2. Të rregullohet me ligj nga institucionet kompetente procedura në atë mënyrë që anëtarët prokurorë të KPK-së të mos kenë të drejtë të aplikojnë për kryeprokurorë gjatë mandatit të anëtarit të Këshillit dhe anasjelltas;
  3. Anëtarët prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorët do të zgjedhen në bazë të meritokracisë;
  4. Kushdo që do të ndikojë në proceset e vlerësimit dhe votimit për anëtarë prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorë mund të rezultojë me largim nga gara dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tyre dhe
  5. I rekomandohet Ministrisë së Drejtësisë që në afat sa më të shpejtë të ndërmarrë veprime drejt ndryshimeve ligjore ku përcaktohen rregulla strikte për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe emërimin e kryeprokurorëve.