Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Mitrovicës urdhëron inicimin e hetimeve për video-incizimet e publikuara në portalin Indeksonline

Mitrovicë, 04 tetor 2019 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë - Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e video-incizimit në portalin Indeksonline publikuar me datë 03 tetor 2019, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëllau i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xh.T,.

Kryeprokurori Syla, ka kërkuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, ndriçimin e këtij rasti si dhe ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet.

 

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Themelore Mitrovicë